Previous
Next
Ishte Prili i vitit 1991 Në nji familje Çegranase në Zvicër, nji mysafir nga fsh.Çellopek tregoi se bashkfshatarët e tijë kishin themeluar nji Fond Solidar i cili do ti ndihmonte familjet në nevojë dhe do të solidarizohet me nisma të lloj’llojshme në vendlindje,me të ndëgjuar këtë disa Burra të moshës diku 40-45 vjeçarë vendosën të shkojn dhe kontaktojnë edhe të tjerë Çegranas të moshave të ndryshme dhe kështu u themelua Fondi Solidar Çegrani-Zvicër. Asokohe rasti i parë që iu ndihmua ishte nji bashkvendas i yni i cili u aksidentua në Austri por i njejti nuk posedonte leje qëndrimi dhe operimin e tijë e mori përsipër Fondi, dikur më vonë filluan luftrat në ish JU,Fondi tubonte dhe solidarizoheshte me të tjerë ndihmonte aty ku kishte nevojë,dikur më vonë u bë kërkesë për asfalltimin e rugës kryesore të fshatit, ku Fondi tuboi shumë të konsiderueshme mjetesh (afro se të gjitha) vijoi ndërtimi i shkollë së dytë (shkolla e vjetër) edhe aty Fondi tuboi afro se të gjitha mjetet, pastaj i doli krah fondit vendlindja thëret ku tuboheshin mjete për armatimin e U.Ç.K-së si dhe ishte aktiv kur në Çegran erdhën Refugjatë nga Kosova, ishin shtëpitë e antarëve të Fondit ata të cilët hapën dyert për familjet Kosovare ku dhe ndihmuan me mjete ushqimore dhe gjësende,njikohsishtë Fondi tuboi edhe për ndërtimin e Sallës së Shkollës së re dhe të vjetrës,në ndërkoh Fondi bleu ca Aparata Dialize për në Çegran ku të njejtat u uzurpuan nga shteti dhe u kushtëzuam për Aparatat ! o në Gostivarë o në Gjevgjeli ku ne zgjodhëm Gostivarin,asokohe xhudo klubi kishte nevojë për Dysheme të cilat i siguroi dhe dërgoi Fondi për në Çegran, Fondi dërgoi edhe ca Faxe dhe Printera tek të dy Shkollat,masandej përkrahu edhe U.Ç.K-në tek ne (në Iliridë) tuboi mjete në shuma maramendëse.
Gjat gjith kësaj kohe ndihmonte paralelisht edhe familjet në nevojë, ku Vlenë të ceket se katër vitet e Fundit ka ndërtuar katër Objekte banimi (shtëpi) dhe ka mar pjesë në disa të tjera, duhet cekur se për të gjitha këto jan marur iniciativa të posaçme pa prekur buxhetin e Fondit që ndërkohë (që para tetë ose dhjet viteve) është shëndruar nga Fond Solidarë në Fond Humanitarë që kryekput meret me raste Sociale të rënda dhe me njerëz të sëmurë,Fondi kujdeset dhe ju siguron disa familjeve nga 100.-fr ndihmë mujore për nji vit dhe vazhdon deri sa ata të kenë nevojë.